Politika e Privatësisë
Të nderuar përdorues të GLEY,
Me qëllim që të kuptoni më mirë procesin e mbledhjes së të dhënave tuaja personale, përpunimin e tyre dhe përdorimin e biskotave (cookies) në aplikacionin GLEY, mund të lexoni Politikën e Privatësisë që vijon.
Ju lutemi, lexojeni me kujdes dhe pranojeni Politikën, për të vazhduar me përdorimin e aplikacionit GLEY.
Nëse nuk pajtoheni ose tërhiqni pëlqimin tuaj më vonë, ne do të fshijmë informacionet tuaja personale, por ju nuk do të jeni më në gjendje të përdorni aplikacionin GLEY, aty ku kërkohet regjistrimi.
Përmbajtja
1.Informacione të përgjithshme
GLEY është shërbim, të cilin e ofron SVOD MASTER SHPK Shkup, Jurij Gagarin 31B-2/3 Shkup, Republika Maqedonia e Veriut, me numrin e identifikimit: 7481101, numrin tatimor: 4057021553243 info@svod.mk (në tekstin më poshtë SVOD Master) që u mundëson përdoruesve të kenë qasje në përmbajtje në rrjetin e hapur të Internetit përmes njësive marrëse: telefona inteligjentë, kompjuterë, i-Pad, smart TV, aplikacione Android TV.
SVOD MASTER do t’i ndërmarrë të gjitha masat e duhura për mbrojtje të të dhënave personale me qëllim të parandalojë humbje, vjedhje dhe keqpërdorim, si dhe qasje të paautorizuar, ndryshim apo shkatërrim.
SVOD MASTER do t’i përdorë të dhënat personale në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe rregulloret e tjera relevante të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nuk do t’i zbulojë të dhënat personale asnjë pale të tretë, përveç se në rastet kur lejohet ose përshkruhet me ligj, në mënyrë që të ushtrojë të drejtat e tij ose të mbrojë interesat e tij ose të veprojë në përputhje me urdhrat e gjykatës ose nevoja të tjera ligjore ose rregullatore.
Përdoruesi i shërbimit garanton saktësinë e të dhënave të mbledhura. SVOD Master nuk mban asnjë përgjegjësi nëse të dhënat e mbledhura nuk janë të sakta.
Politika e Privatësisë e GLEY është efektive nga 01.06.2021. Politika e Privatësisë i referohet mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave tuaja personale dhe përdorimit të biskotave(cookies) në vetë aplikacionin GLEY. Me regjistrimin për përdorim të GLEY, ju pranoni metodën e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave të përshkruara në këtë Politikë, si dhe për ruajtjen dhe qasjen e biskotave në pajisjen tuaj. Kjo Politikë përshkruan se çfarë informacione mbledhim, si i përpunojmë dhe për çfarë qëllimesh i përdorim, si dhe të drejtat tuaja në lidhje me të dhënat tuaja.
2. Mbledhje dhe përpunim i të dhënave
Me futjen e të dhënave tuaja personale (postën elektronike dhe /ose emrin dhe mbiemrin) në fushat e parashikuara për regjistrim, ju jepni leje që ato të dhëna të përpunohen dhe të përdoren për qëllimin e përshkruar në këtë Politikë. SVOD Master mbledh informacione shtesë për pajisjen përmes së cilës ju hyni në shërbim, duke përdorur aplikacionin GLEY. Të dhënat që ne mbledhim janë: adresa juaj IP, informacione për provajderin në internet, lloji i pajisjes që përdorni për të hyrë, lloji dhe versioni i shfletuesit në internet, sistemi operativ, rezolucioni i monitorit dhe informacione për sesionin.
Të dhënat e mbledhura përpunohen me qëllim të sigurimit shërbime më të mira, mbështetje më të mirë për klientët, qasje më të lehtë duke eliminuar nevojën për hyrje të shpeshta të të dhënave të njëjta, targetim të ofertave dhe promovime të synuara për përmbajtjen e programit, si dhe reklama.
SVOD Master në asnjë mënyrë nuk ofron informacione rreth përdoruesve të GLEY palëve të treta. Me detyrimin për të ruajtur konfidencialitetin, SVOD Master mund t’u lejojë partnerëve të besueshëm, të cilët kanë një detyrim kontraktual për të ruajtur konfidencialitetin, qasje në të dhënat e nevojshme personale, në mënyrë që të sigurojnë funksionalitetin e platformës për ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjen e klientit.
Çdo pale të tretë i është e ndaluar të përpunojë më tej të dhënat tuaja personale.
3. Siguria e të dhënave tuaja personale
Të dhënat në servere ruhen në një mjedis të kontrolluar, të sigurt, të mbrojtur nga qasja, përdorimi ose zbulimi i paautorizuar. Në komunikimin midis pajisjeve, të dhënat janë të kriptuara për ta sjellë shërbimin në një nivel më të lartë të sigurisë dhe privatësisë. Ne i mbrojmë të dhënat me disa shtresa sigurie, ndër të cilat dhe me teknologjinë lidere të kriptimit HTTPS.
- Përdorimi i biskotave
Aplikacioni GLEY përdor të ashtuquajturat biskota – një grup i të dhënave të krijuara nga serveri dhe të ruajtura nga shfletuesi në internet, në diskun e përdoruesit në formën e një skedari të vogël teksti. Skedarët krijohen kur shfletuesi i internetit shkarkon destinacionin e rrjetit të vizituar në pajisjen e përdoruesit, i cili më pas i dërgon të dhënat në shfletuesin e internetit dhe krijon një skedar me tekst (cookie).
Biskotat përdoren për një përvojë më të mirë përdorimi me funksionalitetin e plotë të aplikacionit që po përdoret dhe ato mund të jenë të përkohshme (të ruajtura vetëm gjatë vizitave në faqet e internetit) ose të përhershme (mbeten në kompjuterin e përdoruesit pas vizitës).
SVOD Master përdor biskota të palëve të treta për:
-Marrja e të dhënave statistikore për vizitat dhe përdorimin e aplikacionit tonë. Të dhënat e mbledhura përfshijnë adresa IP nga përdoruesit, informacione rreth shfletuesit të internetit dhe sistemit operativ, si dhe të dhëna të tjera standarde, të mbledhura dhe të analizuara ekskluzivisht në formë anonime dhe masive. Aplikacioni GLEY përdor statistika nga Google Analytics dhe për politikat e biskotave nga palë të treta shikoni në: https://www.google.com/analytics/terms/us.html
-Disa aplikacione të GLEY (iOS, Android Mobile dhe AndroidTV) përdorin Google Firebase për një përvojë më të mirë përdorimi, më shumë
5. Refuzimi i biskotave
Nëse nuk pajtoheni me përdorimin e tyre, ju lehtë mund të fshini (ose të refuzoni) biskotat nga kompjuteri juaj ose pajisja celulare, duke përdorur cilësimet e shfletuesit që përdorni. Për më shumë informacion mbi trajtimin me biskotat tuaja, vizitoni faqet e shfletuesit që përdorni ose shkoni në http://www.allaboutcookies.org/
Meqenëse qëllimi i biskotave është të përmirësojnë dhe mundësojnë përdorimin e aplikacionit tuaj, si dhe faqeve të internetit dhe proceseve të tyre, mos harroni se duke refuzuar ose fshirë biskotat, ju mund të çaktivizoni funksionimin e disa prej veglave ose të shkaktoni ato të punojnë dhe të duken ndryshe në shfletuesin tuaj.
- Periudha e ruajtjes
Ne i fshijmë të dhënat tuaja personale me kërkesën tuaj për të fshirë llogarinë tuaj të përdoruesit, dhe më së voni pas skadimit të të gjitha detyrimeve ligjore në lidhje me ruajtjen e të dhënave personale. Kur fshihen, disa nga të dhënat bëhen anonime, dhe të gjitha lidhjet me një person të veçantë fshihen përgjithmonë.
6. Periudha e ruajtjes
Ne i fshijmë të dhënat tuaja personale me kërkesën tuaj për të fshirë llogarinë tuaj të përdoruesit, dhe më së voni pas skadimit të të gjitha detyrimeve ligjore në lidhje me ruajtjen e të dhënave personale. Kur fshihen, disa nga të dhënat bëhen anonime, dhe të gjitha lidhjet me një person të veçantë fshihen përgjithmonë.
7. Të drejtat e përdoruesit
Në të njëjtën kohë, ne ju informojmë se keni të drejtë të përdorni të gjitha të dhënat tuaja personale, keni të drejtë t’i korrigjoni ato dhe të drejtën e revokimit të pëlqimit të dhënë më parë.
Nëse revokoni pëlqimin e dhënë, ne do të fshijmë informacionin tuaj personal, por ju nuk do të jeni më në gjendje të përdorni aplikacionin GLEY aty ku kërkohet regjistrimi. Nëse doni të fshini të dhënat tuaja personale, plotësoni FORMULARIN e dhënë.
Nëse dëshironi përsëri të jepni pëlqimin tuaj, mund ta bëni atë duke u regjistruar përsëri.
- Kushtet dhe ndryshimet
Kushtet e kësaj Politike të Privatësisë përcaktojnë përdorimin e biskotave dhe të gjitha të dhënave, të mbledhura gjatë periudhës së mbuluar nga Politika, me përjashtim të biskotave nga palët e treta. SVOD Master rezervon të drejtën për të ndryshuar këtë Deklaratë dhe rregullat për biskota në çdo kohë.
- Blerje dhe mbrojtje e të dhënave
Në emër të SVOD Master, ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur privatësinë e të gjithë përdoruesve tanë. Ne mbledhim vetëm të dhënat dhe informacionet e nevojshme bazë nga klienti /përdoruesi, të nevojshme për biznesin dhe i informojmë përdoruesit në përputhje me praktikat e mira të biznesit dhe në mënyrë që të ofrojmë shërbim cilësor. Ne u japim përdoruesve një zgjedhje, përfshirë aftësinë për të vendosur nëse dëshirojnë apo jo të fshihen nga listat e postës elektronike, që përdoren për fushatat e marketingut. Të gjitha të dhënat nga përdoruesit/klientët ruhen rreptësishtë dhe janë të aksesueshëm vetëm për punonjësit që kanë nevojë për to për operacionet e biznesit. Të gjithë punonjësit në SVOD Master (dhe partnerët e biznesit) janë përgjegjës për respektimin e parimeve të mbrojtjes së privatësisë.
Kur futni informacionin e kartës suaj të pagesës, ato nuk ruhen ose transmetohen përmes serverëve tanë. Transaksionet procesohen përmes zgjidhjes teknike të Bankës Komerciale SHA Shkup, në bashkëpunim me Sistemin Internacional të Kartelave AD KaSis, i cili është i certifikuar nga VISA dhe MasterCard për përpunimin e transaksioneve që do të mundësojnë pagesën e shërbimeve me kartelë pagesore në kohë reale, përmes faqes së internetit. Në momentin që kryeni pagesën dhe futni të dhënat, ato përpunohen përmes protokollit të sigurisë së bankës, të dhënat nga karta juaj e pagesës nuk janë të dukshme për ne, informacioni i vetëm për transaksionin tuaj që është i dukshëm për ju janë është emri dhe mbiemri juaj nga kartela pagesore, 4 numrat e fundit të kartelës dhe shuma e transaksionit, ndërsa të gjitha të tjerat janë të koduara.
- Informacione kontakti
SVOD Master, me kënaqësi do të pranojë komentet dhe sugjerimet tuaja në lidhje me këtë Deklaratë, si dhe pyetjet tuaja në lidhje me të drejtat tuaja si përdorues i aplikacionit GLEY. Mund të na dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja në e-mail adresën: contact@svod.mk