facebook

Pyetjet më të Shpeshta

Çfarë është Gley?
Platforma e parë nacionale transmetuese. Zgjedhja më e mirë e filmave dhe serialeve vendore, rajonale dhe botërore në një vend. Të gjitha të përkthyera në maqedonisht dhe shqip.

• ÇFARË DËSHIRON — Një përzgjedhje të madhe përmbajtjesh nga zhanre dhe formate të ndryshme, zgjedhja është jotja.
• KUR DËSHIRON - Në divan, në oborr ose në lëvizje. Duhet vetëm një lidhje e qëndrueshme interneti.
• KU DËSHIRON — TV, celular, tablet, kompjuter. Është zgjedhja jote.
• SA TË DËSHIROSH — Një film apo një sezon të tërë? Pse jo të dyja. Pa kufi, përmbajtje të reJA çdo javë.

Pa shqetësim! GLEY ofron një abonim mujor pa detyrim, pa kontratë detyruese. Pa reklama! Shikim i pandërprerë i përmbajtjes tuaj të preferuar.

Relaksohu me GLEY!

Interface dhe përmbajtje plotësisht e lokalizuar në maqedonisht dhe shqip.
Shijojeni ku të doni, me rezolucion të lartë!
Shikoni filma dhe seri pa kufi me rezolucion të lartë HD dhe tingull cilësor.

Instalo GLEY dhe kënaqu

Si të parapaguaj?
Parapagues mund të jetë çdo person në moshë mbi 18 vjeç. Gjithçka që duhet të bëni është të hapni llogarinë e përdoruesit në www.gley.mk. Pagesa bëhet me: kartela kreditore ose debitore MasterCard® dhe Visa.

Për t'u regjistruar klikoni KËTU.


A është e sigurt pagesa përmes internetit?
Po, pagesa përmes internetit është e sigurt.

Të dhënat e futura për kartelat e pagesës barten në formë të mbrojtur përmes sistemeve dhe protokolleve të veçanta, përmes procesorit KaSis SHA Shkup. Duke qenë se procesi kryhet nëpërmjet faqeve të internetit të bankave, informacioni nuk është i disponueshëm për sistemin tonë në asnjë moment.


Si mund të shikoj falas dhe a ka ndonjë pagesë?
Një periudhë prove falas mund të merret nga përdoruesi përmes një vauçeri promocional të Gley, përmes shitjes në ofertë ose formës tjetër të promocioneve aktuale. Për akses të plotë, përdoruesi duhet të abonohet në një nga paketat e ofruara (zgjedhja e paketave).

A mund ta ndryshoj paketën nga një më e madhe në një më të vogël?
Po. Ndryshimi i një pakete nga një më e madhe në një më të vogël është e mundur. Ju mund të bëni zgjedhjen kur të doni. Paketa e re fillon pas skadimit të abonimit ekzistues.

Si të aktivizoj vauçerin Gley?
Varësisht nga ajo se a jeni përdorues i ri apo përdorues ekzistues, vauçerin Gley mund ta aktivizoni në dy mënyra:

1. Nëse jeni përdorues i ri: REGJISTROHUNI në faqen tonë të internetit www.gley.tv dhe para kyçjes tek "Mënyra e pagesës" zgjidhni GLEY VAUÇER

2. Nëse jeni përdorues ekzistues: Në profilin tuaj të përdoruesit nën "cilësimet e përdoruesit" zgjidhni "Rishikim i paketës" dhe futni kodin e vauçerit Gley në fushën GLEY VAUÇER. Kjo vlen për vauçerët e shitjes, jo për vauçerët promocional.


Pagesa u refuzua. Çfarë duhet të bëjë?
Në rast të refuzimit të pagesës, ju lutemi kontrolloni saktësinë e të dhënave të futura të kartelës së pagesës dhe provoni përsëri. Nëse ky problem përsëritet, kontaktoni lëshuesin e kartelës suaj për kufizime të mundshme.

Si mund ta anuloj abonimin?
Abonimin mund ta anuloni në çdo kohë. Nëpërmjet faqes së internetit, hyni në seksionin "CILËSIMET E PËRDORËSVE" - "PASQYRA E PAKOVE". Pas anulimit të abonimit keni qasje në përmbajtjet deri në fund të periudhës kohore tashmë të aktivizuar.

Jam përdorues i Gley dhe më pëlqen mënyra e pagesës së abonimit të jetë nëpërmjet llogarisë së një operatori telekomunikacioni.
Përpara skadimit duhet ta anuloni abonimin. Kontaktoni operatorin tuaj të telekomunikimit për të siguruar kodin e aktivizimit të Gley. Në faqen tonë të internetit, zgjidhni një mënyrë të re pagese duke futur kodin në seksionin: Aktivizimi i paketës > Operatori i telekomunikacionit.

Jam përdorues i Gley përmes një operatori telekomunikimi dhe më pëlqen mënyra e pagesës për abonimin të jetë me kartelë, dhe jo në faturë telekomi.
Për të anuluar një abonim përmes një operatori telekomunikacioni, duhet të kontaktoni operatorin tuaj. Në faqen tonë të internetit, zgjidhni një mënyrë të re pagese në seksionin: Aktivizimi i paketës > Kartelae pagesës.

Si mund të regjistroj një llogari të re abonuese në Gley, përmes operatori telekomunikacioni?
Për të regjistruar një llogari të re abonuese përmes operatori telekomunikacioni, nevojitet ta vizitoni faqen e internetit të operatorit, dhe të informoheni në: Për Telekomin e Maqedonisë https://www.telekom.mk/gley.nspx, për A1 Maqedoni https://www.a1.mk/gley.

A mund të shikoj përmbajtje në disa pajisje në të njëjtën kohë?
Numri i pajisjeve për shikim të njëkohshëm varet nga paketa e abonimit që keni zgjedhur. Për informacion mbi paketat e abonimit klikoni KËTU.

Si mund ta instaloj aplikacionin në një celular ose televizor inteligjent?
Për të instaluar aplikacionin, hapni dyqanin e aplikacioneve në pajisjen tuaj dhe shkarkoni aplikacionin GLEY falas. Për të përdorur aplikacionin duhet të keni një llogari përdoruesi në platformë.

Si mund të hyj në GLEY?
GLEY mund të arrihet përmes:

- Kompjuter ose laptop përmes shfletuesve të internetit Google Chrome, Safari, Opera dhe Mozilla Firefox.

- LG Smart TV: në të gjitha pajisjet me versionin webOS 3.0 e më të reja.

- Samsung Smart TV - Tizen: në të gjitha pajisjet e prodhuara në 2017 dhe më të rejat.

- Android TV: në të gjitha pajisjet me versionin e sistemit operativ 7.0 dhe më të reja.

- Pajisjet celulare: Android (6.0 e versione më të reja) dhe iOS (10.0 e versione më të reja).

Në cilën gjuhë është në dispozicion platforma GLEY?
Ndërfaqja e përdoruesit është në dispozicion në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, ndërsa përmbajtjet janë të përkthyera në maqedonisht dhe shqip. Gjuha mund të ndryshohet në çdo moment në pjesën "Rregullimet e përdoruesit".

A mund të ndaloj me shikimin e përmbajtjes dhe të vazhdoj nga fillimi?
Po, në çdo kohë mund ta shikoni përmbajtjen që nga momenti i ndalimit ose të zgjidhni të shikoni nga fillimi.

A ofron platforma mbrojtje prindërore?
Çdo përmbajtje shënohet sipas kategorisë së moshës. Në pjesën "RREGULLIMET E PËRDORUESIT", përmes funksionit të mbrojtjes prindërore, e kufizoni qasjen në përmbajtjet që nuk janë të përshtatshme për një moshë të caktuar. Mbrojtja prindërore e profilit të përdoruesit mund të aktivizohet duke e shënuar PIN kodin në pjesën "RREGULLIMET E PËRDORUESIT".

A mund ta përdor shërbimin GLEY jashtë vendit?
Po, shërbimin GLEY mund të përdorni jashtë shtetit, por me qasje të kufizuar në përmbajtjet.

Me çfarë cilësie janë në dispozicion përmbajtjet?
Të gjitha përmbajtjet janë të disponueshme në rezolucionin FULL HD me cilësi të lartë (1080p). Cilësia varet nga lloji i pajisjes që përdorni dhe shpejtësia e lidhjes së internetit.

Kam ndërprerje me leximin e përmbajtjes? Çfarë të bëj?
Ky problem shfaqet më shpesh për shkak të lidhjes së dobët të internetit me shtrirje të gjerë, shpejtësisë së internetit, performancave teknike të pajisjes që përdorni ose vendndodhjes suaj. Ju rekomandojmë që t'i kontrolloni këto parametra dhe nëse problemi shfaqet akoma, kontaktoni qendrën tonë të mbështetjes së përdoruesve.

Çfarë lidhje-interneti është e nevojshme për të shikuar GLEY?
Për të pasur qasje në GLEY është e nevojshme lidhje-interneti me shtrirje të gjerë me shpejtësi prej të paktën 3 Mbps.

Nuk mund ta filloj aplikacionin GLEY. Çfarë të bëj?
Nëse nuk mund ta filloni aplikacionin, kontrollojini parametrat e mëposhtëm: nëse aplikacioni GLEY në pajisjen Tuaj është përditësuar në versionin e fundit të disponueshëm, nëse lidhja e internetit në të cilën keni qasje i përmbush kërkesat minimale për funksionimin e aplikacionit ose kontrolloni nëse pajisja Juaj është në listën e pajisjeve të mbështetura.

Kam harruar fjalëkalimin. Si të marrë fjalëkalim të ri?
Nëse e keni harruar fjalëkalimin, në formën për t'u paraqitur zgjidheni linkun "FJALËKALIMI I HARRUAR", ndiqni udhëzimet dhe në imajlin Tuaj do të merrni fjalëkalim të ri të përkohshëm të gjeneruar automatikisht, të cilin mund ta ndryshoni gjatë paraqitjes së radhës në "RREGULLIMET E PËRDORUESIT".

Si të ndryshoj PIN kodin?
PIN-in e mbrojtjes prindërore mund ta merrni përsëri në çdo kohë duke u futur në cilësimet e profilit Tuaj dhe duke zgjedhur "MBIKËQYRJA PRINDËRORE". Pastaj, zgjidheni opsionin "PIN-I I HARRUAR" dhe PIN-i i ri do t'ju dërgohet në e-mail me të cilin jeni regjistruar për shërbimin tonë. PIN-in mund ta ndryshoni në çdo kohë.

Si të ndryshoj e-postën tim?
E-postën Tuaj mund të ndryshoni në çdo kohë duke hyrë në faqen e internetit www.gley.tv nga kompjuteri ose laptopi juaj, të identifikoheni me adresën e postës elektronike me të cilën jeni regjistruar dhe fjalëkalimin e zgjedhur. Në seksionin "CILËSIMET E PËRDORËSIT" klikoni "REDAKTO PROFILIN" dhe fut adresën e re në fushën "E-POSTA". Pasi të keni bërë ndryshimin, konfirmoni në "AZHURO PROFILIN ".